Haradinaj: Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Haradinaj: Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi

V.Th. RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribuuar në paqe dhe stabilitet në botë.

Kështu ka thënë Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë.

"Gjermania e bashkuar tregoi lidership në liri dhe demokraci, duke kontribuuar në paqe dhe stabilitet në botë. Kosova e sheh Gjermaninë si model zhvillimi, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Evropë", ka thënë Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme