Kosova humbi rastin në arbitrazh me kompaninë ‘Contour Global’
BKT
Lajme

Kosova humbi rastin në arbitrazh me kompaninë ‘Contour Global’

Leonora Berbatovci/RTK

Kosova e ka humbur rastin në arbitrazh me kompaninë ‘’Contour Global’ me ç`rast do të detyrohet të paguajë dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në Ministria e Drejtësisë. Avokatura Shtetërore dhe përfaqësuesi ligjor i kontraktuar e kanë analizuar vendimin final të arbitrazhit dhe ai do të sfidohet në gjykatën civile në Mbretërinë e Bashkuar.

“Avokatura Shtetërore e ka pranuar vendimin final të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, (ICC). Vendimi i Arbitrazhit e obligon Republikën e Kosovës që t`ia paguaj Countur Global-it shumën prej 20,053,125.63 euro”, thuhet në njoftimin e ministrisë.


MË SHUME NGA Lajme