Osmani njofton Sholz-in e Mitsotakis-in për sulmin e Serbisë ndaj Kosovës
BKT
Lajme

Osmani njofton Sholz-in e Mitsotakis-in për sulmin e Serbisë ndaj Kosovës

M.M. /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Samitit të Tretë të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Granada të Spanjës, ku marrin pjesë liderët e 47 vendeve evropiane, është takuar edhe me kancelarin gjerman, Olaf Sholz, dhe kryeminsitrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

E para e vendit, i ka njoftuar liderët për sulmin terrorist dhe aktin e agresionit të Serbisë në Kosovë.

Ajo, përmes platformës “X” ka bërë të ditur se në takim është biseduar edhe për domosdoshmërinë e sanksionimit të Serbisë për aktin e sulmit ndaj Kosovës, si një përpjekje për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin.

“Informova kancelarin gjerman Olaf Zholz, si dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis për sulmin terrorist dhe agresionin e Serbisë kundër Kosovës. Theksova domosdoshmërinë që Serbia të mbahet përgjegjëse për përpjekjet e saj për ta destabilizuar vendin tone dhe tërë rajonin”, ka shkruar ajo.


MË SHUME NGA Lajme