Vela: Vuçiqi e njohu Kosovën si shtet pjesëmarrës në Samitin e Granadës
BKT
Lajme

Vela: Vuçiqi e njohu Kosovën si shtet pjesëmarrës në Samitin e Granadës

Sh.Ç /RTKlive

Shefi i Kabineti të Presidentes Osmani, Blerim Vela, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq e ka njohur Kosovën, teksa ka thënë se Serbia mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku ishin liderët e 47 vendeve (ndër to edhe Kosova).

Vela, ka thënë se “Faqja zyrtare e Presidentit të Serbisë e njeh Kosovën si shtet të pavarur pjesëmarrës në Samitin e EPC në Granada në njoftimin e saj zyrtar për pjesëmarrjen e Vuçiqit në Samit”.

“Në të vërtetë, Kosova ishte një nga 47 shtetet që morën pjesë në Samit. Hvala Aco!”, ka shkruar Vela në platformën “X”.


MË SHUME NGA Lajme