Festivali i Komedisë “Mittrixfest” përmbyllet me ovacione të publikut
M.P. / RTKlive
Festivali Tradicional i Komedisë "Mittrixfest" përmbylli rrugëtimin e vet teatral për edicionin e 13-të. Gjashtë komedi i shoqëruan shtatë netët e festivalit, me prezencë të teatrove e produksioneve nga Kumanova, Presheva, Tirana, Mitrovica, Gjilani e Suhareka.
Juria profesionale e përbërë nga Agnes Nokshiqi, Enke Fezollari dhe Albana Muja, ndanë çmimet “Aktori më i Mirë Protagonist” për Shkëlqim Islami nga Teatri i Kumanovës, “Aktorja më e Mirë Protagoniste” për Egzona Salihu nga Teatri i Kumanovës, “Aktori më i Mirë Jo-Protagonist” për Butrint Lumi nga teatri i qytetit të Suharekës, “Aktroja më e Mirë Jo-Protagoniste” për Tringa Hasani nga Teatri i qytetit të Gjilanit.
Çmimi “Regjia më e Mirë” shkoj për Agon Myftari nga Teatri i qytetit të Gjilanit, “Skenografia më e Mirë” iu dha Ardian Kadriu nga Teatri i Kumanovës dhe çmimi i publikut iu nda shfaqjes “Tush & Shit” të Teatri i Qytetit të Suharekës.
“Vizita turistike në objekte të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë duke promovar trashëgiminë tonë kulturore e historike që Mitrovica në këtë aspekt është një thesar i çmuar.Veçantia e këtij edicioni ishte edhe ekspozita e pikturave të punuara me shumë dashuri dhe përkushtim nga fëmijët me autizëm”, veçuan organizatorët.























