Kaçaniku do të bëhet me Muze të Qytetit
BKT
Kulturë

Kaçaniku do të bëhet me Muze të Qytetit

Sh.Gashi/RTKlive

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se projekti i ndërtimit të Muzeut të Qytetit po hyn në fazën finale të realizimit.

“Kjo po bëhet e mundur falë projektit të financuar nga buxheti komunal, që po realizohet në kuadër të projektit të renovimit të shtëpisë së kulturës ku parashihet të rregullohet edhe muzeu. Punimet nga afër u përcollën nga Nënkryetari i Komunës Sabedin Vishi dhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Hafize Sallahu. Nënkryetari Vishi tha se rëndësia e këtij projekti është e madhe, sepse po synohet ruajtja e vlerave të trashëgimisë kulturore. Vlera e projektit është afër 62 mijë euro”, njofton Komuna e Kaçanikut.


MË SHUME NGA Kulturë