Kosova krah vendeve në krijimin e ambientit të lehtë të të bërit biznes
BKT
Lajme

Kosova krah vendeve në krijimin e ambientit të lehtë të të bërit biznes

Fatos Cërvadiku/ RTK

Kosova qëndron krah vendeve me përvojë të gjatë institucionale në krijimin e ambientit të lehtë të të bërit biznes, ku bizneset konceptohen si partner të zhvillimit të përgjithshëm kolektiv të forcimit të shtetësisë. Kështu tha ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, në konferencën DITA E KONKURRENCËS, organizuar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

“Ne kujdesemi qe përmes politikave tona tregtare dhe industriale të jemi një hallkë e rëndësishme e krijimit të një ambienti të përshtatshëm për të gjithë sektorin privat, për të gjithë ata ndërmarrës që kanë mundësi e kapacitet për rritjen dhe forcimin e ekonomisë tonë dhe rritjen e një konkurrence të shëndoshë në Republikën tonë””, tha Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë.May be an image of 7 people

Zyrtarë të Autoriteti të Konkurrencës dhe Bashkimit Evropian, thanë se tregu i Kosovës duhet të jetë i lirë dhe konkurrent.May be an image of 8 people, people studying and crowd

Neime Binaku-Isufi, Kryetare e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës

 “Ne si autoriteti i konkurrencës të promovojmë një kulturë me konkurrencë të lirë dhe efektive në treg për të siguruar një treg me konkurrencë të lirë për investitorët, bizneset dhe për një mirëqenie më të mirë për konsumatoret”, tha ajo.

Kurse Eugene Stuart, Udhëheqës i ekipit, projekti i BE-së- mbështetje e BE-së për autoritetin Kosovar të Konkurrencës dhe komisionin e ndihmës shtetërore

“Qytetarët e Kosovës  dhe komuniteti i  bizneseve janë shumë të rëndësishëm për të kontribuar në punën që autoriteti i konkurrencës është duke e bërë””, tha ai

Autoriteti i Konkurrencës ka trajtuar raste të ndryshme rreth shkeljes së ligjeve që mbrojnë konkurrencën e lirë në vend.May be an image of 8 people, people studying and crowd

 


MË SHUME NGA Lajme