09:08 / 11.10.2023
‘Kopshti i hijeve’ i familjes Bogujevci edhe në Podujevë
M.P. / RTKlive
Shfaqja e frymëzuar nga tragjedia e familjes kosovare, Bogujevci nga vrasjet dhe malltretimet e agresionit serb, “Kopshti i hijeve” pas premierës në Teatrin e Gjilanit do të shfaqet edhe në Teatrin e Podujevës “Avdush Hasani”.
“Me 13 tetor, nga ora 20:00 në Teatrin e Podujevës do të shfaqet drama ”Kopshti i hijeve”, shfaqje mysafire nga Teatri i Gjilanit”, kanë njoftuar nga Teatri i Podujevës.
Drama “Kopshti i hijeve” është shkruar nga dramaturgja britanike Sara Hehir dhe me regjisurë të regjisores angleze me origjinë polake, Nastazja Domaradzka.
Familja Bogujevci u vra, katër ditë pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, në Podujevë, më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si “Akrepat”.























