17:56 / 12.10.2023
Hovenier: Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Izraelit
A.B/RTKlive
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, iu bashkua komunitetit hebre kosovar për jetët e humbura të izraelitëve nga sulmet e tmerrshme të Hamasit.
“Sonte, unë iu bashkova komunitetit hebre kosovar për jetët e humbura të izraelitëve nga sulmet e tmerrshme të Hamasit. SHBA-ja dënon pa mëdyshje këto sulme të tmerrshme. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Izraelit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë.























