10:32 / 13.10.2023
Qendra e Kulturës në Mitrovicë në renovim
M.P. / RTKlive
Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë është duke u renovuar.
Ministria e Kulturës në bashkëpunim me këtë komunë po i kryen ndërhyrjet e nevojshme për një prej objekteve që ndër vite ka qenë adresë për kulturën e vendit.
“Duke krijuar mjediset e nevojshme për krijuesit, po inkurajojmë dhe ndihmojmë në zhvillimin e eksperiencave artistike cilësore”, kanë shkruar MKRS në Facebook.























