Kontigjenti prej 130 ushtarëve rumunë pjesë e forcave të KFOR-it në Kosovë
A.B/RTKlive
Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë ka bërë të ditur se 130 ushtarë rumunë janë, tashmë, pjesë e forcave të KFOR-it në Kosovë.
"Ushtria rumune ka përfunduar shtimin e kontingjentit pjesëmarrës në operacionin e KFOR-it të NATO-s në Kosovë, me gjithsej 130 ushtarë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
“Ushtria rumune ka përfunduar shtimin e kontingjentit pjesëmarrës në operacionin e KFOR-it të NATO-s në Kosovë me kompaninë nga rezerva strategjike në dispozicion të SACEUR, me gjithsej përafërsisht 130 ushtarë. Dislokimi i kompanisë është bërë në përputhje me përcaktimet e ligjit në lidhje me pjesëmarrjen e forcave të armatosura në misione dhe operacione jashtë territorit të shtetit rumun, në përputhje me 'Vendimin për miratimin e Planit për përdorimin e forcave të Ushtrisë Rumune' që dërgohen në misione dhe operacione jashtë territorit të shtetit rumun, në vitin 2023”, njofton Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë, raporton RTKlive.
Vendimi për shtimin e forcave rumune është marrë si rezultat i autorizimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut për plotësimin e forcave për menaxhimin e situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe nën-njësia rumune, në nivel kompanie, është pjesë e strategjisë rezervë në dispozicion të SACEUR, në kuadër të operacionit të KFOR-it të NATO-s nga Kosova.
“Rumania, si një aleat i NATO-s dhe një vend anëtar i Bashkimit Evropian, mori përkushtimin për të kontribuar, me forca dhe mjete ushtarake, në përpjekjet për të ruajtur një mjedis të qëndrueshëm sigurie në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për momentin, Romania ka më shumë se 480 ushtarë të dislokuar në teatrot e operacioneve në Ballkanin Perëndimor, nga të cilët rreth 270 janë në Bosnje dhe Hercegovinë. Përmes shtesës së përfunduar sot, në Kosovë, në operacionin NATO – KFOR, rreth 210 ushtarë rumunë janë duke kryer misione”, njofton Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë,
Strukturat ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare që marrin pjesë në misione dhe operacione jashtë territorit romun janë nën komandën operacionale të Komandës së Forcave të Bashkuara “Gjeneral Ioan-Emanoil Florescu”.























