16:55 / 14.10.2023
Maqedonia e Veriut mposhtet nga Ukraina
Uran Krasniqi/RTKLive
Ukraina e ka mposhtur Maqedoninë e Veriut në kualifikueset për euro 2024.
Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën ish-republika e dikurme sovjetike ka fituar me rezultat 2-0.
Sudakov (30' )dhe Karavaev (90+5') kanë realizuar për ukrainasit.
Pas kësaj ndeshje Ukraina gjendet e dyta në Grupin C, të cilin e kryeson Anglia dhe e cila do të ndeshet me Italinë që gjendet në pozitën e tretë. Maqedonia e Veriut është në pozitën e katërt.
Për shkak se Ukraina është një vend i cili ndodhet në luftë me Rusinë, këtë ndeshje e ka zhvilluar si vendas në "Epet Arena" në Çeki, stadiumin ku luan Sparta Prague.























