Rinovimet në Arkivin Shtetëror të Kosovës
Arbana Hajredinaj/RTK
Projekti për renovimin e depos dhe sistemeve tjera të nevojshme brenda Arkivit Shtetëror të Kosovës, i nënshkruar në vitin 2019, ka më shumë se dy vjet e gjysmë që ka ndalur punën nga operatori ekonomik. Krejt kjo si pasojë e mospërputhshmërisë së projektit ideor me atë implementues.
Sipas drejtorit të Departamentit në ASHAK, Ruzhdi Panxha, me kontratën e nënshkruar parashihet që operatori ekonomik për 8 muajsh t'i kryejë të gjitha punimet në depon e Arkivit Shtetëror të Kosovës.
Ruzhdi Panxha, drejtor in departamentit në ASHAK tha për RTK se punimet kanë filluar vetëm dy javë dhe janë ndërprerë. Sipas tij gjatë këtyre punimeve operatori ekonomik i ka demoluar një pjesë të pajisjeve të viteve të 70-ta të sistemit të klimatizimit, dyert nëpër kate i ka zhvendos i ka hequr për të filluar punimet, po ashtu është në katin përdhesë është hequr një pjesë e suvatimit.
Kurse Zelije Shala, udhëheqëse e Divizionit të Depos, tha se mos realizimi i projekti ka sjellë mos përshtatjen e temperaturave me standarde dhe shkatërrim të letrës.
Një projekt i tillë është fondamental për ruajtjen e dokumenteve në Arkivin Shtetëror të Kosovës. Sistemi kundër zjarrit, dhe sistemi i klimatizimit, janë projekte të domosdoshme në shërbim të ruajtjes dhe mbrojtjes së dokumenteve arkivore.























