Mblidhet qeveria, merr këto vendime
BKT
Lajme

Mblidhet qeveria, merr këto vendime

A.B/RTKlive

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme elektronike, ka marrë disa vendime.

Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin për emërimin e bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” si në vijim: Arton Ahmeti, kryesues dhe Skender Haziri, anëtar.

Është miratuar vendimi për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115  Prizren Prevallë, si dhe është miratuar vendimi për shpronësim të pronave të paluajtshme të​ cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115  Doganaj-Shtërpcë’’ Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc,  Komuna Shtërpcë.


MË SHUME NGA Lajme