Presidentja Osmani pret ministrin turk të Mbrojtjes,Yaşar Güler
BKT
Lajme

Presidentja Osmani pret ministrin turk të Mbrojtjes,Yaşar Güler

Arlinda Sejda /RTK

(E plotësuar) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yaşar Güler.

Gjatë ditës sotme, ministri turk i Mrojtjes, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, është pritur nga ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci, si dhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Maqedonci: Turqia mbetet partner strategjik

(E plotësuar) Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Pas takimit, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një konferencë të përbashkët me homologun turk, tha se Turqia ka qenë dhe vazhdon te mbetet partner strategjik, i ndërtuar mbi bazën e parimeve dhe si i tillë që të ndërtohet me kohë.

“Realizimi i trajnimeve edukimi i ushtarëve të rinj. Do të vazhdojmë të realizojmë marrëveshje të tilla, për të garantuar stabilitet në rajon dhe më gjerë, me theks të veçantë kam kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kemi dëshmuar që jemi të vendosur në funksion të paqes që do të jetë ndërtimi i ushtrisë tonë”, ka thënë Maqedonci.

Ndërsa, ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yaşar Güler, theksoi se ndihet i lumtur që është në shtetin aleat dhe ka  përcjellë përshëndetjen  e presidentit, Erdogan.

“Raportet me Kosovën vazhdojnë me stabilitet të ndërtuara në kohëra. Vizitat dhe takimet e nivelit të lartë e thellojnë bashkëpunimin tonë të lartë. E përkrahim sovranitetin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, me ministrinë e realizuam një takim shumë konstruktiv. Themi që dialogu është rruga e vetme e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon. Detyrën e komandantit të KFOR-it do ta realizojmë me dinjitet. Besoi se raportet dhe bashkëpunimi Kosovë-Turqi do të vazhdojnë në vitet që kemi përpara”, tha ministri turk.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pret homologun turk, Yaşar Güler

(E plotësuar) Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Ministri turk u prit me ceremoni zyrtare, shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së. Të dy ministrat po mbajnë takimin kokë më kokë.

Po ashtu, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Güler, u prit në takim edhe nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler, i cili gjendet për vizitë zyrtare në vendin tonë, sot do ta presë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, sot viziton Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret sot në takim ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler, i cili gjendet për vizitë zyrtare në vendin tonë. Zyra e Presidentes Osmani njofton se takimi nis në orën 13:35.

N.M. /RTKlive

Përmes një njoftimi për medie, më herët, është bërë e ditur ministri turk do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes të Turqisë, Yaşar Güler, sot do të pritet edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, raporton RTKlive.

"Ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet  me togun ceremonial të FSK-së. Të dy ministrat do të mbajnë takimin kokë më kokë", thuhet në njoftim.

Po ashtu, ministri Güler, do të pritet në takim nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Javën e kaluar, gjenerali turk Ozkan Ulutash mori komandën e 4,500 ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke përfshirë 780 ushtarë turq. Pritet që deri në fund të vitit, numri i kontingjentit turk në KFOR mund të arrijë në 1 mijë pjesëtarë.

Në fjalimin e tij të parë si komandant i KFOR-it, Ulutash tha se ishte krenar që mori detyrën e tij si oficeri i parë turk në krye të këtij misioni të NATO-s.


MË SHUME NGA Lajme