20:17 / 17.10.2023
Të shtunën përurohet busti i Nexhmije Pagarushës
RTKlive
Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se të shtunën në fshatin Pagarushë do të bëhet përurimi i bustit të bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.
Sipas njoftimit ky aktivitet është organizuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Pagarushë.























