MKRS: Vepra e Malcolm – ndërgjegjësim i diplomacisë botërore për Kosovën
M.P. / RTKlive
Dje është promovuar dokumentari për jetën dhe veprën e shkrimtarit dhe historianit, specifikisht ndikimi i veprave të tij për njohjen e histories së Kosovës, Sir Noel Malcolm.
“Në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, mbrëmë nën praninë e Sir Malcolm u shfaq premiera e filmit dokumentar kushtuar veprës së tij për Kosovën si dhe ndikimin e saj në ndërgjegjësimin e diplomacisë botërore për shtetin tonë. Nën regji dhe me skenar të Mal Berishës, dokumentari shpërfaq mendimet e shumë personaliteteve për Sir Malcolm të cilët vlerësojnë lartë kontributin e tij”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
I pranishëm ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se historiani Noel Malcolm ka shkruar dhe argumentuar Kosovën për publikun perëndimor. Ai tha se Malcolm kishte idenë për të argumentuar të vërtetën e Kosovës dhe ky libër ndihmoi shumë vendin.























