16:04 / 20.10.2023
Vazhdon inventarizimi dhe dokumentimi i trashëgimisë kulturore në Rahovec
M.P. / RTKlive
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdon procesi i inventarizimit dhe dokumentimit të trashëgimisë kulturore në Komunën e Rahovecit.
“Ky projekt është një detyrë periodike që synon të na ofrojë një pasqyrë të plotë të pasurisë sonë të trashëgimisë kulturore nëpërmjet vizitave në terren”, thuhet në njoftimin e Qendrës.
Sipas këtij njoftimi, qëllimi i projektit është evidentimi i gjendjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore në regjionin e Prizrenit.
“Trashëgimia jonë është pasuri që duhet të ruhet dhe promovohet, dhe kjo është një hap tjetër drejt këtij qëllimi”, njofton QRTKP.























