KDI: Kuvendi krijo precedent, mbajti seancë pa kuorum
BKT
Lajme

KDI: Kuvendi krijo precedent, mbajti seancë pa kuorum

M.Sh/RTKlive

Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) ka reaguar, pasi Kuvendi i Kosovës të enjten mbajti seancë plenare, pa kuorum, duke krijuar sipas KDI-së, precedent për mbajtje të seancave që nuk plotësojnë kushtet.

“Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga deputetët opozitarë. Ndonëse, e thirrur për të trajtuar një temë të rëndësishme, Rezolutën për mbështetje je urgjente financiare të Policisë së Kosovës, deputetët e shumicës parlamentare të udhëhequr nga VV-ja nuk morën pjesë dhe kjo seancë nuk plotësoi kushtet ligjore për të filluar”, konsideron KDI.

Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, sipas KDI-së, përcaktojnë se për të filluar një seancë vendimmarrëse nevojitet domosdoshmërisht kuorum, përkatësisht 61 deputetë.

“Përkundër që deputetët partisë në pushtet edhe këtë herë treguan mungesë të përgjegjësisë kundrejt funksionit që ata bartin, kryetari i Kuvendit mundësoi zhvillimin e debatit dhe shprehjen e opinioneve opozitare rreth kësaj teme. Megjithatë, kjo praktikë nuk duhet lejuar të përsëritet sepse mund të krijojë precedent të gabuar, duke lënë në mundësi të vullnetit individual apo grupor vendimin për mbajtje të seancave”, konsideron KDI.


MË SHUME NGA Lajme