Hapet ekspozita ndërkombëtare e fotografisë `Zogjtë thërrasin`
BKT
Kulturë

Hapet ekspozita ndërkombëtare e fotografisë `Zogjtë thërrasin`

E. Hoti / RTKlive

Në Sheshin e Lidhjes në Prizren, është hapur ekspozita ndërkombëtare e fotografive “Zogjtë thërrasin”, me autor, fotografin e mirënjohur prizrenas, Liridon Shala.

Fotografi prizrenas ka bërë bashkë të shtunën shumë pasionantë dhe fotografë profesionistë me renome ndërkombëtare në ekspozitën e tij të titulluar “ Zogjtë thërrasin”, të cilën po e realizon në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren.

Shala tha se në këtë ekspozitë po marrin pjesë 26 fotografë me 40 fotografi nga 10 vende të ndryshme të Evropës.

“Titullin “Zogjtë thërrasin” e kemi vendosur për tri arsye, njëra është për të ardhur dhe për t’i njohur nga afër zogjtë të cilët i kemi ekspozuar, e dyta për t’i mbrojtur ata, dhe e treta për t’i shijuar pamjet dhe ngjyrat e tyre“, tha Shala në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.

Ai tha se ekspozita është hapur dje në orën 15:00 dhe se interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe jashtë pritjeve të tij.”Ka pasur vizitorë edhe nga Shqipëria, sidomos shumë fotografë”.

Ai sqaroi se ndër speciet që janë ekspozuar në këtë ekspozitë është edhe Shqiponja e Malit. “Ndonëse e kemi pasur edhe më herët, porse në këtë gjendje dhe në këtë cilësi është hera e parë që e prezantojmë”, tha Shala .

Ai falënderoi Arben Berishën dhe fotografin Lorenzo Barelli nga Zvicra të cilët janë marrë ekskluzivisht me pjesën e fotografëve dhe të fotografive.

Ekspozita tha se ka edhe një mesazh. “Ne jemi munduar që përmes pamjeve të bukur atë bëjmë thirrje për ta mbrojtur florën dhe faunën“ ,theksoi ai.

Ekspozita “Zogjët thërrasin”, do të jetë ë hapur deri më datën 23 tetor në Sheshin e Lidhjes në Prizren.


MË SHUME NGA Kulturë