Sveçla priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi
BKT
Foto: Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme
Lajme

Sveçla priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi

V.Th. RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, QemalMixhozi, i cili është në fund të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se me rastin e përfundimit të mandatit të tij, ministri Sveçlae falënderoi Ambasadorin Minxhozi për angazhimin e tij përgjatë viteve për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes të dy vendeve tona.

Në njoftim thuhet se me këtë rast, ai vlerësoi bashkëpunimin, si dhe përkushtimin e Ambasadorit Minxhozi për t’i përafruar edhe më shumë qytetarët e vendeve tona. Ministri theksoi se angazhimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej në shërbim të qytetarëve të dy vendeve.

Ndërsa Ambasadori Minxhozi e falënderoi ministrin Sveçla për angazhimin dhe gatishmërinë për të quar përpara agjenda të rëndësishme në shërbim të dy vendeve, të cilat kanë ndikuar në cilësinë e shërbimeve dhe afrimin e mëtejmë mes qytetarëve tanë.

“Ndër bashkëpunimet me rëndësi që kanë ndodhur mes dy ministrive të dy vendeve janë:Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për kalim të kufirit, hapja e pikës së përbashkët kufitare Krushevë - Shishtavec, Marrëveshja për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit, Marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit etj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë


MË SHUME NGA Lajme