Inaugurohet Qendra Rinore në Deçan, Çeku: Gërsheton artistët e sportin
BKT
Kulturë

Inaugurohet Qendra Rinore në Deçan, Çeku: Gërsheton artistët e sportin

M.P. / RTKlive

Është inauguruar Qendra Rinore në Deçan, e cila është hapësirë e re multifunksionale.

“Qendra ofron ambiente moderne për aktivitete sportive, muzikore, teatrale, si dhe hapësira për takime dhe punëtori, duke krijuar kështu një mjedis të përshtatshëm për organizimim e shumë aktiviteteve rekreative”, njofton MKRS.

Sipas njoftimit, MKRS ka mbështetur Komunën e Deçanit duke alokuar shumën prej 365,000 euro për ndërtimin e Qendrës Rinore.

“Gatishmëria e Ministrisë janë gjithmonë aty, por funksionon kur gatishmëria dhe vullneti i Komunës dhe kryetarit janë të plota. Për këtë kompleks që e kemi përuru, jam shumë i lumtur, sepse gërshetojmë rininë tonë, artistët e sportin. Ky kompleks është shumë i rëndësishëm, jo veç për Deçanin, uroj ta gëzojnë të rinjtë  e krejt Kosovës”, thotë Ministri Çeku në videon e shpërndarë nga institucioni.


MË SHUME NGA Kulturë