Maqedonci: Roli i partnerëve në zhvillimin e FSK-së, fundamental
BKT
Foto: Valjeta Shala
Lajme

Maqedonci: Roli i partnerëve në zhvillimin e FSK-së, fundamental

V. TH. & M. M./RTKlive

(E plotësuar) Ministri i Mborjtjes, Ejup Maqedonci, në konferencën e 15 për “FSK dhe Partnerët”, ka falënderuar partnerët për zhvillimin  FSK-së, duke theksuar se FSK, sikundër edhe Kosova, janë të vendosur ta vazhdojnë bashkëpunimin në forcimin e rrugëtimit drejt institucioneve euroatlantike dhe në NATO.

“Roli i partnerëve në këtë fushë, është jo vetëm i rëndësishëm, por edhe fundamental”, deklaroi ministri Maqedonci, teksa shtoi se na mbetet t’i ndajmë sfidat tona së bashku me vendet e botës demokratike.

Maqedonci më tej foli për sigurinë në nivel global, e cila është tejet e brishtë, duke shtuar se bashkëpunimi me partnerët është shumë i rëndësishëm për t’u ballafaquar me sfidat e tilla.

“Rëndësia e bashkëpunimit në arritjen e sukseseve në operacione është dëshmuar në pjesën veriore të vendit, ku më 24 shtator grupet terroriste e paramilitare, të inkurajuar dhe të mbështetura nga institucionet e Serbisë, janë përpjekur ta destabilizojnë vendit tonë”, deklaroi, mes tjerash, ministri Maqedonci.

Jashari: FSK duhet të jetë çdo herë e gatshme të kryej misionin e saj kushtetues 

omandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka theksuar se FSK-ja nuk do te ishte këtu nëse nuk do kishte mbështetjen nga vendet aleate me trajnime. Ai tha se rasti i fundit në Banjskë është mesazh i qartë që FSK-ja duhet të jetë gjithmonë e gatshme për sulme të tilla.

“Kërkoj nga ju mbështetje, sepse duke u stërvitur dhe aftësuar së bashku ne rrisim gatishmërinë e vendeve tona ndaj kërcënimeve në rritje të sigurisë. Jam i sigurt që ju si përfaqësues ushtarak jeni të informuar për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës. FSK së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes ka qenë në koordinim të ngushtë me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Rasti i sulmit të fundit si zhvillim i sigurisë në botë, janë të tregues të qartë që FSK duhet të jetë çdo herë e gatshme të kryej misionin e saj kushtetues dhe ligjor”, ka deklaruar Jashari.

Hovenier: SHBA e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e FSK-së

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në konferencën vjetore dhe ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”, që po mbahet sot, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaroi se  Shtetet e Bashkuara dhe qeveria e saj është e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes NATO-s dhe përmes asistencës dy-palëshe SHBA-Kosovë.

“Në kontekstin dy-palësh një ndër prioritetet tona strategjike në Kosovë është të mbështesin planin 10 vjeçar të tranzicionit të FSK-së në forcë profesionale shumë etnike të ndërveprushme më NATO-n, e aftë për të kryer mision mbrojtës territorial nën mbikëqyrjen civile i cili është rol i përshtatshëm për një forcë ushtarake në një shtet demokratik”, tha Hovenier.

Tutje ambasadori amerikan tha se që katër vite që punojmë për tranzicionin e FSK-së kemi pasur disa të arritura, të cilat ai i përmendi me radhë. Hovenier po ashtu theksoi se mbështetja e SHBA-së për zhvillimin e FSK-së dhe ministrisë së Mbrojtjes është falë marrëdhënieve të shkëlqyeshme në mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-ës.

Ambasadori Hovenier deklaroi se gjatë sulmit të 24 shtatorit ndaj sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës, në veri të vendit, nga sulmues paralimitarë të armatosur dhe të pajisur, FSK dhe Ministria demonstruan pjekurinë e tyre profesionale, duke vënë në pah reputacionin e tyre si partnerë të besueshëm të sigurisë, duke shmangur retorikën provokuese dhe duke u përmbajtur nga veprimet që do të kishin sjellë përshkallëzimin e mëtejshëm.

Sot konferencë vjetore ‘FSK dhe partnerët 2023’

A.B / RTKlive

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK sot organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”.

Në njoftim për media, bëhet e ditur se kjo konferëencë do të mbahet të enjten, duke filluar nga ora 08:45, në hotelin Venus (në afërsi të qendrës tregtare QMI, magjistralja Prishtinë-Ferizaj).

Në njoftim, thuhet se në panelin kryesues do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallëjtnant Bashkim Jashari, drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade Ralf Peter Hammerstein.

Pjesëmarrësit në këtë konferencë do të jenë ambasadorë, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme