Osmani vazhdon vizitën në Iowa, i ndahet Çelësi i Qytetit Norwalk
BKT
Lajme

Osmani vazhdon vizitën në Iowa, i ndahet Çelësi i Qytetit Norwalk

M.Sh/RTKlive

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën në shtetin e Iowas, ndërsa gjatë ditë sotme asaj i është ndarë Çelësi i Qytetit të Norwalk-ut si dh i është dhënë Ylli në bulevardin “Norwalk of Fame”. Këtë lajm e ka konfirmuar vet presidentja në rrjetin social Facebook.

“Falënderoj komunën e Norwalk në Iowa dhe kryetarin Phillips për ndarjen e Çelësit të Qytetit si dhe ndarjen e Yllit në bulevardin “Norwalk of Fame”.  Raste si kjo konfirmojnë rëndësinë e veçantë të binjakëzimeve ndërmjet komunave të cilat kontribuojnë thelbësisht në afrimin e mëtejshëm të vendeve tona dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

Po ashtu Osmani ka vazhduar takim  edhe me kryetarët e qyteteve të tjera të Iowas që janë binjakëzuar me disa nga qytetet e Kosovës.

“U zotuan që marrëdhëniet ndërmjet qyteteve, shkollave dhe bizneseve të Iowa-s e të Kosovës, do të vazhdojnë të thellohen, duke i bërë kështu lidhjet midis popujve tanë edhe më të fuqishme. Binjakëzimi i qyteteve kosovare me ato amerikane është shembulli i miqësisë së përhershme me SHBA-të”, ka shkruar Osmani.

Po ashtu presidentja ka qëndruar edhe në Drake University, ku kishte bashkëbisedim, siç thotë ajo,  përmbajtësor me profesorë e studentë, ku foli për rrugën e Kosovës deri të pavarësia si dhe për sfidat me të cilat përballemi sot.

“Falënderoj universitetin që më nderuan me ndarjen e Çmimit për Qytetari Globale. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është kyç në avancimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Iowas”, ka shkruar më herët presidentja Osmani, e cila në SHBA ka udhëtuar për takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u mbajt të hënën.


MË SHUME NGA Lajme