Kurti: Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Çekisë do të vazhdojë
BKT
Lajme

Kurti: Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Çekisë do të vazhdojë

E. Hoti / RTKlive

 Me rastin e festës kombëtare, ambasada çeke në Kosovë organizoi një pritje ku i ftuar ishte dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti shprehu urimet për Republikën e Çekisë, duke theksuar se kjo datë na kujton edhe vlerat që bashkojnë njerëzit dhe vendet tona.

"Jam i lumtur të përmend se disa ditë më parë të dy vendet tona ngritën nivelet përkatëse të përfaqësimit në atë më të lartë, të ambasadorëve me të drejta të plota. Kjo arritje është një dëshmi e marrëdhënieve tona të shkëlqyera, të ndërtuara mbi angazhimin tonë të përbashkët për demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve tanë", shtoi kryeministri Kurti.

Më tej, ai përmendi dhe përkujtoi dhe autorë e dijetarë të mirënjohur çek, si Milan Kundera, Vaclav Havel e Karel Havliček.

Në përfundim, kryeministri shprehu bindjen e tij se partneriteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë do të vazhdojë të lulëzojë edhe në vitet në vijim.


MË SHUME NGA Lajme