16:54 / 28.10.2023
Pritje vëllazërore për Haradinajn në Pukë
RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të hapjes së shkollës shqipe në trollin e të parëve të tij, në Iballë të Pukës.
Haradinajt i është bërë pritje vëllazërore në festën e 120-vjetorit të hapjes së shkollës shqipe në Iballë.
"Pritje vëllazërore në festën e 120 vjetorit të hapjes së shkollës shqipe në Iballë të Pukës", ka thënë Haradinaj.























