Sigal Prishtina përmbyset nga Peja
BKT
Sport

Sigal Prishtina përmbyset nga Peja

Uran Krasniqi / RTKLive

Peja ka triumfuar në derbin në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës, duke bërë kështu që skuadra nga qyteti perëndimor i Kosovës të vazhdojë me fitore në Prince Caffe Superligë.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 80:95 (25:19, 27:26, 19:20, 9:30).

Skuadra nga kryeqyteti pati fillim të mirë dh deri diku një vazhdimësi, por në periodën e tretë pejanët kanë ndryshuar situatën, ndërsa në dhjetëminutëshin e fundit edhe e kanë fituar ndeshjen.  

Te vendasit u dalluan Dardan Berisha me 17 pikë, Steven Davis me 14 pikë dhe Shaheed Davis me 14 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Justin Davis me 17 pikë e 18 kërcime, Jacob Calloway me 20 pikë e tetë kërcime dhe Malcolm Armstead me 13 pikë e shtatë asistime.

Sigal Prishtina ka katër fitore e dy humbje, derisa Peja ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje.