Në Tetovë çmimin e publikut e fiton Teatri "Hadi Shehu" nga Gjakova
BKT
Kulturë

Në Tetovë çmimin e publikut e fiton Teatri "Hadi Shehu" nga Gjakova

Në Maqedoninë e Veriut, për 5 net radhazi është mbajtur Festivali i Teatrove Shqiptare. Sivjet ky festivali shënon edicionin e tetë. Në këtë festival u prezantuan disa trupa teatrore nga mbarë hapësira shqiptare derisa çmimin e publikut e fitoi teatri "Hadi Shehu" nga Gjakova.

Teatri "Hadi Shehu" nga Gjakova me komedinë  "Allo Allo", në regji të Ilir Bokshit fitoi çmimin e publikut në edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit që u mbajt në Tetovë.

"Sonte ka qenë një emocion shumë i veçantë për neve. E kishim në merak se si ka me na prit publiku,po qysh minutat e para u ndje energjia e publikut,energjia e mirë. Publiku na pranoj që në minutat e para të shfaqjes,sepse në bazë të reagimeve e kuptoj nëse publiku e pranon shfaqjen,sidomos kur është komedi", tha Albulena Kryeziu, drejtoreshë e Teatrit të Gjakovës

Një shfaqje tjetër që u mirëprit nga publiku i festivalit ishte shfaqja që i kushtohej pavarësisë së Kosovës, luajtur nga teatri profesionist i Kumanovës, me tekst të Jeton Nezirajt dhe në regji të Erson Zymberit.

"Ngjarja ndodh në Kosovë sepse elementi i Pavarësisë së Kosovës është më i madh se çdo element tjetër dhe vet shfaqja merr konotacion serioz nga trupa e teatrit, sepse angazhohen maksimalisht  të bëjnë një shfaqje patriotike,një epope shqiptare", tha Erson Zymberi, regjisor i shfaqjes.

Në këtë festival, që zgjati pesë net, u prezantuan disa trupa teatrore nga mbarë hapësira shqiptare.


MË SHUME NGA Kulturë