Rama përgëzon Festivalin e Këngës: Pallati i Rinisë - vendi i talenteve
M.P. / RTKlive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nëpërmjet një shkrimi ka përgëzuar organimin e Festivalit të Këngës në RTK. Ai ka thënë se ka qenë “super spektakël për të gjithë qytetarët” dhe se Pallati i Rinisë do të mbetet vendi ku do të shpalosen talentët.
“Pallati i Rinisë mbrëmë dëshmoi se nuk i ka humbur gjallëria dhe se do të mbetet vendi ku do të shpalosen talentët tanë, siç ka bërë që nga vitet 70' kur është formuar”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.
Ai ka përgëzuar edhe artistët, e që sipas tij, kanë dhunuar moment të paharrueshme.
“Festivali i këngës në RTK na tregoi se me vullnetin, punën, përkushtimin e madh të profesionistëve të fushës, të ndihmuar nga ne, përgjegjësit e institucioneve mund të sjellin një super spektakël për të gjithë qytetarët, siç ishte festivali mbrëmë”, ka shkruar Përparim Rama.























