Osmani pret presidenten e Komisionit Evropian
BKT
Foto/ Edona Podvorica/ RTK
Lajme

Osmani pret presidenten e Komisionit Evropian

E.Podvorica& A.Bela/ RTK

(E plotësuar, 13:30) Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Prishtinë. Ajo erdhi në presidencë ku do të takohet me të parën e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

No description available.

No description available.

No description available.

Presidentja e KE-së do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti, raporton RTKlive.

Ursula von der Leyen  në këtë vizitë në Ballkanin Perendimor, vjen  për të diskutuar për bashkëpunimin dypalësh dhe, veçanërisht, për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Vizita 4 ditore e presidentes se KE-së ka nisur dje në Maqedoninë e Veriut.

Von der Leyen gjithashtu do të vizitojë edhe Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Pas takimit, Vjosa Osmani e Ursula Von der Leyen do të mbajnë konferencë për medie!.

Von der Leyen arrin në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’, është pritur nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, Shefi i Kabineti të Presidentes Osmani, Blerim Vela, Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog dhe Ambasadori i Kosovës në Brukses, Agron Bajrami.

Image


MË SHUME NGA Lajme