Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është nevojë urgjente
V.Th. RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare ‘Vatra’, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilmi Berisha.
Haradinaj ka thënë se shqiptarët në Amerikë janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe i përkushtimit ndaj kombit.
“Shqiptarët që jetojnë e veprojnë prej vitesh në Amerikë, janë shembulli më i mirë i atdhedashurisë dhe i përkushtimit ndaj kombit. Ata kaluan Atlantikun, por lidhjen me atdheun nuk e shkëputën asnjëherë dhe vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe sot në rrugën e integrimeve të Kosovës”, ka ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është nevojë urgjente e cila garanton më shumë siguri dhe paqe në rajon.























