Kryeziu: Dokumenti i publikuar nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan
BKT
Lajme

Kryeziu: Dokumenti i publikuar nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan

B. H. | RTKlive

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka reaguar lidhur me dokumentin që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si "draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe".

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai dokument “absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara”. 

“Falënderojmë ato medie të cilat para publikimit apo shpërndarjes së këtij lajmi kanë kontaktuar Zyren e Kryeministrit për konfirmim dhe verifikim të raportimit, duke shmangur kështu keqinformimin e mëtejmë të publikut”, ka shkruar tutje Kryeziu.


MË SHUME NGA Lajme