Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e tij
BKT
Lajme

Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në ditëlindjen e tij

E. Hoti / RTKlive

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në ditëlindjen e 61- të tij.

I shoqëruar nga familjarë dhe bashkëluftëtarë të heroit Zahir Pajaziti, Haradinaj, theksoi se Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tij janë shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve.

"Heroi Zahir Pajaziti ishte ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, udhëheqës e frymëzues për shumë bashkëluftëtarë. Në ditën e lindjes, kujtuam e nderuam trimërinë, guximin dhe sakrificën e tij. Lavdia e tij do të jetojë përjetë e mot!", ka skruar Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme