Radhë për regjistrimin e makinave në veri të Kosovës
BKT
Foto: Edina Avdiu / RTK
Lajme

Radhë për regjistrimin e makinave në veri të Kosovës

Edina Avdiu / RTK

Interesim i madh i qytetarëve serb për të ndërruar targat ilegale KM në ato RKS, pas vendimit të Qeverisë se Kosovës.

Ata po bëjnë kontrollimin teknik të automjeteve, pastaj po vazhdojnë për në qendrën e regjistrimit, raporton RTKlive.

Ndryshe Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Shtyrjes së afatit i parapriu një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej.

Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e makinave me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor.


MË SHUME NGA Lajme