13:03 / 03.11.2023
Bielamowicz: Kosova ka bërë përparim të madh demokratik
A.B/RTKlive
Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, ka shkruar rreth raportit të ‘Gjendjes Globale të Demokracisë 2023’. Sipas tij Kosova ka bërë përparim të madh demokratik.
"Zgjerimi demokratik i Kosovës ka qenë i dukshëm, me përparime të parë në Zgjedhjet e Besueshme, Integriteti Personal dhe Siguria dhe Liria e Asociimit dhe Asamblesë”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.























