Gashi: Ideja e kryeministrit ishte të mos dialogojë me Serbinë pa kushte
V.Th. RTKlive
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se në mungesë të dëshirës për të folu për fakte kryeministri flet për ngjarje.
“Ideja e kryeministrit të sotëm ka qenë që nuk duhet as dialog as bisedime me Serbinë para se të kërkohet falje për operacionet e luftës, të kthehen të kufomat e personave të zhdukur”, tha Gashi.
Ai tha se ideja e Kurtit për normalizimin e Kosovës është krijimi i një Asociacioni, komuna me shumicë serbe në Kosovë me kompetenca të autonomisë.
“ Dhe në fund thotë se nuk e kam pranuar unë sepse s’e ka nënshkruar Serbia, për me i ikë kësaj fillon flet për ngjarje, ngjarja e 2013, 2015, Ohri në pranverë, por s’flet prapë për fakte. Dhe faktet janë, se kur duhet me e mbrojtur veten për ngjarjet e Ohrit dhe Brukselit të fundit, thotë unë e bëra atë marrëveshje mbi parimin e partneritetit me ndërkombëtar, mbi letrën e Mogherinit dhe mbi vendimin për të shkuar Asociacioni në Gjykatë Kushtetuese.























