Kurti takoi drejtorin e BERZH-it, flasin për hekurudhën Prishtinë - Durrës
M.Sh/RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, takuan drejtorin për Rajonin e Ballkanit Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Matteo Colangeli, me të cilin folën edhe për hekurudhën drejt Shqipërisë.
Në takim thuhet se u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të BERZh-it, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit me theks në fushën e mjedisit, energjisë së ripërtërishme dhe efiçiencës energjetike.
Kurti veçoi rëndësinë e projektit të hekurudhës Prishtinë-Durrës jo vetëm për lidhjen ndërmjet dy vendeve, por edhe për Rrjetin e Transportit Trans-Evropian, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Kryeministri falënderoi drejtorin Colangeli dhe BERZh-in për mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe zhvillimin e projekteve, si dhe shprehu falënderimin e tij për rritjen e përfshirjes së kësaj Banke në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme si forca shtytëse për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik..jpg)























