Nis Festivali Ndërkombëtar i Kitarës ‘Vihuela’,bashkon artistë ndërkombëtar
BKT
Kulturë

Nis Festivali Ndërkombëtar i Kitarës ‘Vihuela’,bashkon artistë ndërkombëtar

Arbana Hajredinaj / RTK

Filloi Festivali Ndërkombëtar i Kitarës “Vihuela” i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Admir Doçi do të prezantohet me kitarën e tij të veçantë me 13 tela.

“Faktikisht është hera e dytë si solist, por këtë herë kam ardhur me një risi, me një kitarë me 13 tela që është instrument shumë i veçantë”, tha ai për RTK-në.

Në këtë festival do të performojnë artistë të njohur botërorë në instrumentin e kitarës si nga Italia, Austria, Sllovenia.

Naser Dula, drejtor i festivalit, tha për RTK-në se ky edicion është më i suksesshmi sa i përket organizimit.

“Në rend të parë me këtë edicion janë sjellë artiste me vlera shumë të larta profesionale dhe këtë vit kemi mbështetje të konsiderueshme nga MKRS dhe Komuna e Prishtinës”, tha Dula.

Në kuadër të këtij festivali do të organizohen punëtori dhe master klasë me instrumentistë të rinj.

Festivali do të zgjasë 17 ditë dhe mbahet në sallën e koncerteve në Pallatin e Rinisë.


MË SHUME NGA Kulturë