Kuçi: Kosova e izoluar, shumë festivale ngelin të heshtura|Video
M.Miftari/RTKlive
Sot, për të dytën ditë me radhe vazhdon, Konferenca e Muzikës së Prishtinës (PMC), e cila ka filluar të premten. Kjo konferencë është një ngjarje do të mbahet për dy ditë më radhë, më 3 dhe 4 nëntor 2023 në ‘Kino Armata’, në Prishtinë.
Në kuadër të kësaj konference, Visar Kuçi, instrumentist i violinës, njëherësh panelist në ‘Prishtina Music Conference’ u shpreh i lumtur që tani do t’i bashkohet Filharmonisë së Kosovës.
Duke folur për sfidat që përcjellin muzikantët kosovarë, përveç vizave, Kuçi, përmes një detaji, vuri në dukje Kosova tanimë, nuk njihet në botë përmes luftës, që gjithmonë është ndaluar për të depërtuar në skenat botërore, qoftë nëpërmes muzikës klasike apo çfarëdo lloj zhanri.
“Kështu që në Kosovë jemi shumë të izoluar në aspektin e komunikimit me jashtë, pastaj edhe vizat luajnë rol të madh ”, theksoi Kuçi.
Ai, më tej, shtoi se edhe pse ndodhin shumë festivale, ata ngelin të heshtura.
Kuçi tha se për ta përhapur vlerat artistike të muzikës në përgjithësi e asaj klasike, në veçanti, rol ta madh kanë mediet.























