IKSHPK: Vazhdon prezenca e manganit në liqenin e Badocit
BKT
Lajme

IKSHPK: Vazhdon prezenca e manganit në liqenin e Badocit

E. Hoti / RTKlive

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) , ka bërë të ditur se vlerat e prezencës së manganit në ujin e liqenit të Badocit ende janë të larta, derisa ka shtuar se po vazhdon monitorimi dhe përcjellja e cilësisë.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, IKSHPK-ja ka thënë se s’ka vend për panik, derisa ka përsëritur thirrjen që uji të mos përdoret për pirje, por vetëm për pastrim dhe mirëmbajtje të higjienës.

 “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton popullatën se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit në Liqenin akumulues të Badocit, të destinuar për pije dhe se nuk ka vend për panik. Analizat e fundit laboratorike tregojnë akoma vlera më të larta se niveli maksimal i lejuar i manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së zonat të cilat mbesin në përcjellje të vazhdueshme për cilësinë e ujit për pije mbesin të njëjta.

 


MË SHUME NGA Lajme