MKRS: Kosova pjesë e dhjetëra programeve evropiane kulturore
BKT
Kulturë

MKRS: Kosova pjesë e dhjetëra programeve evropiane kulturore

M.P. / RTKlive

Ministria e Kulturës nëpërmjet një postimi ka thënë se Kosova është bërë pjesë e dhjetëra programeve evropiane kulturore.

Kjo nëpërmjet prezantimit të organizatave kulturore, të cilat kanë qenë përfituese në programin e Bashkimit Evropian “Evropa Kreative”.

“Arben Papadhopulli, udhëheqës i projektit dhe Nita Llonçari nga Desku i Evropës Kreative prezantuan arritjet, duke vënë në pah rolin e rëndësishëm të organizatave në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe në rritjen e bashkëpunimit kulturor në nivel ndërkombëtar”, njofton MKRS. 

Sipas MKRS-së, projeket përfituese ndër vite nga programi janë sukses i jashtëzakonshmëm për organizatat të cilat promovojnë dhe mbështetesin inovacionin dhe kreativitetin në fushën e kulturës dhe arteve.


MË SHUME NGA Kulturë