Konferencë për Agjendën Transformuese të OZHQ-ve
BKT
Lajme

Konferencë për Agjendën Transformuese të OZHQ-ve

RTKLive

Të mërkurën në Prishtinë, Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i Kuvendit të Kosovës dhe Zyra e Kryeministrit, mbështetur nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojë Konferencën për Agjendën Transformuese të Kosovës për OZHQ-të.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në konferenca do të mbledh palët me interes të të gjitha sektorëve, përfshirë komisione parlamentare, ministri të qeverisë, përfaqësues të shoqërisë civile, akademisë, komunitetit të biznesit, agjencitë e KB-ve dhe trupat tjerë ndërkombëtar të pranishëm në Kosovë.

“Qëllimi i konferencës është të forcojë konsensusin në Kosovë rreth Agjendës Transformuese të OZHQ-ve dhe të ofrojë një platformë për diskutim interaktiv ndërmjet institucioneve dhe palëve tjera me interes për të formësuar fushat prioritare të Agjendës Transformuese të Kosovës”, njofton Kuvendi.

Në këtë mbledhje do të jetë i pranishëm kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Fatmire Kollçaku, kryetare e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Arnhild Spence, koordinatore për Zhvillim e OKB-së.


MË SHUME NGA Lajme