Finalistët e festivalit ‘Kamerfest’ vijnë me mbrëmje muzikore
BKT
Kulturë

Finalistët e festivalit ‘Kamerfest’ vijnë me mbrëmje muzikore

M.P. / RTKlive

Finalistët e edicionit të 22-të të Festivalit Ndërkombetar të muzikës kamertale "Kamerfest" do të mbajnë një koncert.

Diell Pasha,  Ledion Halitaj, Elisa Fusha, Sibora Resyli, Ajas Vitaku , Bleta Martinaj, Vesa Shala, Erika Sinani, Ledian Shala, Eriona Krasniqi, Urim Maligi do të jenë solistët e mbrëmjes së 10 nëntorit, në koncertin i cili do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

E edicioni do të përmbyllet me koncertin e artistëve eminent austriak, violinistin Johannes Fleischmann dhe pianistin Philipp Scheucher. Koncerti do të mbahet  më 13 nëntor, në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës.


MË SHUME NGA Kulturë