KQZ: Zgjedhja e kryetarit të Listës Serbe në përputhje me Rregulloren
BKT
Foto: E. Osmani
Lajme

KQZ: Zgjedhja e kryetarit të Listës Serbe në përputhje me Rregulloren

E. Osmani /RTK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka monitoruar Kuvendin Zgjedhor të Listës Serbe, i cili është mbajtur më 24 tetor 2023.

Sipas Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, e cila funksionon në kuadër të KQZ-së, pas monitorimit të Kuvendit dhe pas shqyrtimit të dokumenteve të pranuara nga Lista Serbe, rezultati për zgjedhjen e kryetarit, kryesisë dhe nënkryetarëve, është në përputhje me Rregulloren për Regjistrimin dhe Funksionimin e Partive Politike, si me dhe statutin e kësaj partie.

Zllatan Ellek është zgjedhur njëzëri kryetar i ri i Listës Serbe në Kosovë. Ellek është ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut.

Ai u zgjodh gjatë një votimi të hapur në seancën e Kuvendit të Listës Serbe, të mbajtur më 24 tetor 2023, në Mitrovicën e Veriut, ku Lista Serbe zgjodhi edhe kryesinë e re. Lider i Listës Serbe deri më tani ishte Goran Rakiç.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme