Djegia e veturës së Miletiq, Osmani: Autorët do të përballen me drejtësinë
BKT
Lajme

Djegia e veturës së Miletiq, Osmani: Autorët do të përballen me drejtësinë

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas djegies së veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Osmani ka thënë se një veprim i tillë është vepër kriminale që synon të përhapë frikë te serbët vendas.

“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, është vepër kriminale që synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Presidentja ka theksuar se autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë.

 

 


MË SHUME NGA Lajme