Deputetët Hyseni dhe Haliti pjesë e seminarit të NATO-s në Sarajevë
BKT
Lajme

Deputetët Hyseni dhe Haliti pjesë e seminarit të NATO-s në Sarajevë

A.B/RTKlive

Pikërisht interesimi i serbëve për t`u pajisur me dokumente të Kosovës dhe targa u përmend edhe në Seminarin e 105-të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s i cili po mbahet në Sarajevë.

Kosovën atje po e përfaqëson një delegacion i Kuvendit të Kosovës i kryesuar nga deputetët Driton Hyseni e Xhavit Haliti.

Kryesuesi i delegacionit Driton Hyseni, teksa foli për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, theksoi se është e rëndësishme të tregohet se pavarësisht reduktimit të një pjese të ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, e cila kishte shtuar numrin e pjesëtarëve të saj pas sulmit terrorist në shtator, bazat e ushtrisë serbe janë ende ët pranishme në afërsi të vijës kufitare me Kosovën.

Hyseni gjithashtu vuri në dukje se nga këto baza ushtarake dhe nga ndikimi i zyrtarëve shtetërorë serbë buron ndikimi për tensione përmes strukturave kriminale në veri të Kosovës. Tutje, Hyseni theksoi se situata aktuale është e qetë dhe se me zbehjen e ndikimit të strukturave të Serbisë në veri të vendit, qytetarët kanë filluar të jetojnë më mirë në këtë pjesë dhe normalizimi i plotë është në rrugën e duhur. Mes tjerash ai përmendi edhe faktin që qytetarët në veri të vendit po pajisen me dokumentet dhe targat e Republikës së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme