Komisioni për Buxhet shqyrton disa raporte
A.B / RTKlive
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mban mbledhje. Në këtë mbledhje bëhet shqyrtimi i raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2022.
Në rend dite është votimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022, votimi i Raportit vjetor i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik për vitin 2022, votimi i Raportit vjetor financiar i Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2022, votimi i Raportit të shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2023, votimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2022, votimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Kosovar të Konkurencës për vitin 2022, votimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2022.
Po ashtu në rend dite është edhe formimi i grupeve të punës për shqyrtimin e projektligjeve.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të bëjë edhe shqyrtimin e raportit vjetor financiar të KOSTT-it për vitin 2022.























