08:24 / 15.11.2023
Hapet ekspozita e piktorit Ahmet Gashi
A.B/RTKlive
Në vazhdën e aktiviteteve për takimet e kulturës "Kadri Kadriu" mbrëmë në galerinë e arteve u hap ekspozita personale e artistit, Ahmet Gashi. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për 2 javët e ardhshme.
Në hapjen e ekspozitës morën pjesë drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Pajtim Balaj, anëtarë të tjerë të ekzekutivit, asamblistë të kuvendit komunal nga radhët e LDK-së, si dhe pjesëtarë të komunitetit artistik dhe qytetarë.
Takimet e Kulturës "Kadri Kadriu" përmbyllen sonte me orën e madhe letrare "Afrim Maliqi" dhe ndarjen e çmimeve.























