Bislimi udhëton për në Bruksel, merr pjesë në takimin e radhës për dialogun
BKT
Lajme

Bislimi udhëton për në Bruksel, merr pjesë në takimin e radhës për dialogun

N.M. /RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit.

“Ai do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit”, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve, thuhet në njoftim.​


MË SHUME NGA Lajme