Nimanbegu: Partitë shqiptare në qeverisjen e re, gabim politik
BKT
Lajme

Nimanbegu: Partitë shqiptare në qeverisjen e re, gabim politik

M.Miftari/RTKlive

Genci Nimanbegu, kryetar i partisë Forca e Re Demokratike, i cili dha dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Malit të Zi pas formimit të qeverisë atje, tha se ky vend ka shumë gjasa të largohet nga rruga evropiane për shkak të përbërjes së saj.

“Mali i Zi, që nga viti 2020 është duke ecur në një tranzicion politik, i cili për shijen time është një tranzicion populist , ku forcat të cilat janë në qeveri nuk janë shumë pro-evropiane, pro-NATO. Po them jo shumë, sepse ka forca që deklarohen pro, por vërehet që ka ndikim nga shteti fqi, Serbia, ku shumë struktura politike janë të ndikuara nga Serbia, por edhe nga Kisha Ortodokse Serbe”, deklaroi Nimanbegu në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Ai, mes tjerash, njoftoi për takimin që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilin, sikundër tha ai, ka njoftuar për zhvillimet atje.

Por arsyeja kryesore që Nimanbegu ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit të Kuvendit të Malit të Zi është se votuesit shqiptarë nuk kanë votuar që në përbërjen e qeverisë së re “të ndajnë të njëjtin fat me forcat pro-serbe e pro-ruse”.

“Është gabim politik që subjektet politike shqiptare të marrin pjesë në qeverisje tani”, deklaroi Nimanbegu.


MË SHUME NGA Lajme